Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës: U përpoqa ta zbardhja historinë tënde…

41-vjeçarja Bedrie Loka nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar. 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.

Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.

Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.

Për këtë ngjarje ka reagur edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan

Share With:
Translate »
78 Views