Një fëmijë i katërt për Emina Çunmulaj?

Modelja shqiptare, me famë botërore, Emina Çunmulaj ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ditën e sotme, të cilët i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe mjaft interesante.

“Kur do e bësh një fëmijë të katërt”, pyet një ndjekëse e modeles së njohur, e cila mesa duket është e vendosur që të mos ketë një tjetër fëmijë.

“Hahahahaha… Edhe me tre edhe spo di se si e ku. Ishallah ja çon Zoti dikujt që po mundohet për një se unë e kam plot konakun”, përgjigjet Emina, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

Kujtojmë që Emina është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali me bashkëshortin e saj Sam Nazarian. Emina kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në qershorin e vitit 2015. Prej shumë vitesh tashmë, Emina ka zgjedhur që fëmijët e saj të mos i ekspozojë në rrjetet sociale dhe pas këtij vendimi ka disa arsye tepër të forta.

“Ka shumë arsye”, i është përgjigjur modelja me famë botërore, duke shtuar:

“Për siguri. Ka njerëz me mendje të sëmurë. Fëmijët e mi janë sulmuar në të shkuarën nga njerëz të sëmurë mendërisht. Ndoshta ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e platformës që unë e kam ndërtuar për veten time. Ata janë shumë të vegjël për ta vendosur këtë gjë momentalisht por ndoshta një ditë mund të më thotë që mami përse ma ke zbuluar fytyrën, unë nuk do e doja kurrë këtë gjë. Dhe lista vijon akoma edhe më shumë…”.

Share With:
Translate »
133 Views