Rezultatet e dobëta të PISA-s/ Manastirliu: Në prill testim ndërkombëtar për mësuesit

Rezultatet e dobëta të nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar të PISA, kanë bërë që Ministria e Arsimit të marrë hapa konkrete për vlerësimin e njohurive në mësimdhënie të mësuesve që janë në sistem si dhe përgatitjen e nxënësve për t’ju nënshtruar testeve të tilla. Gjatë analizës së rezultateve të maturës shtetërore 2023, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se në muajin Prill, për herë të parë Shqipëria do të futet në një vlerësim ndërkombëtar të mësuesve. Ndërkohë që foli dhe për trajnimin e rreth 4 mijë mësuesve.

Institucionet arsimore para universitare nuk ofrojnë të njëjtin standard, kjo duket dhe nga rezultatet e nxënësve në provimet e maturës, ku më të dobët janë maturantët në shkollat e fshatrave.

Një problematikë tjetër që u ngrit gjatë analizës së maturës shtetërorë janë edhe notat fiktive. Ndërkohë në lidhje me rivlerësimin e testit që ishte një risi e maturës së vitit të shkuar, kërkuan rivlerësim testi 370 maturantë, prej të cilëve 187 patën ndryshim të pikëve nga rivlerësimi i testeve.

Share With:
Translate »
95 Views