Zhduket një 14-vjeçare në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Është zhdukur një vajzë e moshës 14-vjeçare në Prizren. Familja e saj ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se ngjarja është duke u hetuar.
“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, thuhet në konfirmim.