Si po e përjeton vajza divorcin? Zëdhënësi i mbretërisë bën deklaratën prekëse

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një nga temat më të komentuara në media kohët e fundit. Disa ditë më parë princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.

Teli thotë se Princesha Geraldinë frikësohet se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar.

Erion Teli: Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë.

Share With:
Translate »
72 Views