Orët e tmerrit në familjen Muhaj, zbardhet dëshmia tronditëse e 8-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në SHBA, ku 34-vjeçar Renato Muhaj akuzohet për dhunën ndaj prindërve të tij, vrasjes e ish-bashkëshortes dhe rrëmbimin e vajzës së tij 8-vjeçare.

Sipas policisë, rreth orës 02:30, Renato Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me hanxhar teksa mbanin njëri-tjetrin dhe mbyllnin sytë nga frika për jetën. Muhaj akuzohet gjithashtu se i ka marrë celularët në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë. Megjithatë, një prej tyre, sipas një deklarate për arrestim, ka mundur të arratiset dhe të thërrasë forcat e rendit.

Kur oficerët shkuan për të kontrolluar çiftin, ata gjetën gjak jashtë banesës së viktimës së bashku me një thikë dhe nyje bronzi të mbuluara me gjak.

Fëmija u gjet nga autoritet disa orë më vonë, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autori u dërgua në paraburgim.

Vajza mësohet se ka dëshmuar në polici dhe  është shprehur se ka parë babain e saj teksa godiste disa herë nënën e sa në dhomën e saj të gjumit

E mitur vazhdoi t’i thotë policisë se ajo e kishte kuptuar që nëna e saj kishte vdekur dhe pyeti babain “Pse e bërë këtë?”, ndërsa përgjigja e tij ishte  “me të vërtetë ajo donte të vdiste”.

tw-585x350

Në deklaratën e saj thuhet se Muhaj mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët  duke bërë që të rrëzohet, më pas u tërhoqi zvarrë dhe e futi në makinë.

Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Ai po ashtu përballet me dy akuza për sulm të rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe katër akuza të tjera penale. Familja e Saliajt tha se Muhaj nuk ka pasur histori dhune.  Fëmija është tani me familjarët.

Share With:
Translate »
102 Views