Rihanna flet për rritjen e dy djemve me ASAP Rocky
Rihanna ka folur për mënyrën se si ajo dhe Rocky po rritin dy fëmijët e tyre. Këngëtarja u shfaq në kopertinën e ‘Vogue China’ për të diskutuar se si ajo përfshin traditën dhe trashëgiminë në prindërimin e saj.
36-vjeçarja foli me kryeredaktoren e ‘Vogue China’, Margaret Zhang për dy djemtë e saj të vegjël RZA dhe Riot. Duke folur për inkurajimin e individualitetit tek fëmijët e saj, Rihanna tha: “Gjëja më e bukur… është se [fëmijët] vijnë në botë me individualitetin dhe sinqeritetin e tyre, pa asnjë logjikë apo konformitet, gjë që zakonisht të bën të ndjesh se duhet të përshtatesh me një grup të caktuar.”
“Është vërtet e bukur të shohësh dhe unë dua të vazhdoj t’i ndihmoj ta vazhdojnë atë dhe të sigurohem që ata e dinë se mund të jenë kushdo që duan të jenë… duhet ta përqafojnë plotësisht, sepse është e bukur dhe është unike. Unë i dua ata vetëm në atë mënyrë.”
Për kulturën e kapjes së flokëve të tyre gërshet, ajo shpjegoi: “Kjo është një formë e mbrojtjes së rrënjëve tona dhe një traditë e lënë nga paraardhësit tanë… [ajo] na bën të kuptojmë se nga kemi ardhur. Kjo është historia jonë e humbur. Menjëherë doja që fëmijët e mi t’i bën gërshetë flokët… është në gjakun tonë.”
Rihanna njoftoi javën e kaluar se marka e saj Fenty Beauty do të jetë e disponueshme në Kinë nga 1 prilli.
Lëvizja e biznesit pritet të korrë shpërblime të mëdha për yllin, pasi Kina është tregu i dytë më i madh i bukurisë në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Rihanna konsiderohet aktualisht miliarderja femër më e re në Amerikë, pasi pasuria e saj neto vlerësohet të jetë rreth 1.4 miliardë dollarë.
View this post on Instagram