E telefonoi e bija, Robert Berisha largohet nga Ferma VIP
Robert Berisha ka vendosur të lërë përfundimisht garën në Ferma VIP. Ai u duk mjaft i emocionuar pas telefonatës me vajzën e tij Rene.
Roberti tha se gjatë ditëve të fundit e ka patur të vështirë të qëndrojë në fermë dhe pas telefonatës me Renenë e bën edhe të pamundur qëndrimin, për shkak të mallit të madh që ka për vajzën, pasi ka 5 vite që jeton larg saj.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Pjesëmarrja jote është e nevojshme. Do të duhet që ti me gojën tënde ta refuzosh këtë angazhim. Ose të zgjedhësh Fermën VIP, ose të vijosh angazhimet jashtë. Thjeshtë të sugjeroj të marrësh pak kohë.
Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur.
Fjoralba: Pra lënia e kësaj sfide është Rene?
Roberti: Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua.
Fjoralba: Vendimi yt është që ti të lësh garën?
Roberti: Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë.
Kel Demi: Në momentin që e lë garën për një arsye kaq intime, ky nuk është më problem i produksionit. Nëse ti e lë thjeshtë nga ana sentimentale, nuk ka asnjë formulë që do të pengojë. Vërtetë mbyllesh diku për të parë veten tënde. Gjkatë kohës që ti flisje me Renenë të gjithë ishim të emocionuar. Ky është momenti jot intim dhe personal. Sipas mendimit tim për mënyrën se si ti paraqitesh në publik, mendoj se nuk ke dhënë as 20% të asaj që ti je në të vërtetë. Nëse ti nuk del do jesh një nga finalistët e sigurtë.
Roberti: Më beso që më ka ardhur shumë mirë për ftesën, të gjithë kemi nevojë për lekë, por se kam menduar fare as finalen as çmimin, por kjo eksperiencë dhe këta njerëz këtu nuk paguhen me lekë. Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla. Kështu që nuk dua me i mërzit më shumë as veten as këta, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ja dal dot.
Armina: Mos vallë mos mbyllja e projekteve të shkakton pak ankth?
Roberti: Aspak, kjo është një problem i menaxherit. Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha patur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua.