Je gei apo lezbike? Eksperimenti i shkollave skoceze që ka nxitur reagim publik

Më shumë se 200 shkolla të mesme, më shumë se gjysma e totalit kombëtar dhe më shumë se 40 shkolla fillore në Skoci janë regjistruar në kartën e arsimit të mbështetur nga shoqata bamirëse LGBT Youth Scotland, e cila synon t`u mësojë fëmijëve gjithëpërfshirjen.

Shkollat ​​gjithashtu mund të krijojnë klube LGBT dhe ‘grupe të aleancës për gjininë dhe orientimin seksual’, duke i pyetur fëmijët për orientimin e tyre seksual, nëse janë gei, lezbike apo trans.

“Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Skocinë vendin më të mirë për rritjen e të rinjve LGBTQI+”, tha për shtyp një zëdhënës i qeverisë skoceze.Kjo shoqatë ka fituar disa beteja, një prej tyre është krijimi i Ditës së Transgjinorëve.

Ndër dhjetë ngjarjet vjetore që shkollat ​​pjesëmarrëse në Skoci janë të ftuara për të festuar është Dita Kombëtare e Coming Out dhe Dita e Dukshmërisë së Transgjinorëve. Shoqata tha se ka trajnuar më shumë se 5 mijë mësues që nga viti 2021.

Skocia gjithashtu miratoi së fundmi Aktin e Krimit të Urrejtjes, i cili mund të parashikojë dënime me burg për ata që thonë se ka vetëm dy gjini.

Megjithëse axhenda politike e Skocisë synon gjithëpërfshirjen në Skoci, axhenda e të rinjve LGBT ka ngritur shqetësime midis ekspertëve.

Psikologia Carolyn Broën, ka shpjeguar për Telegrafin se fëmijët e moshës së shkollës fillore “janë shumë të ndikueshëm dhe janë ende në një fazë shumë të hershme të zhvillimit të tyre psikologjik dhe emocional… Fëmijët nuk mund ta dinë nëse janë LGBT, sepse biologjikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht nuk e kanë ende kapacitetin”.

Share With:
Translate »
59 Views