Jacquemus, stilisti i famshëm dhe bashkëshorti i tij bëhen prindër të dy binjakëve
Stilisti i njohur Simon Porte Jacquemus dhe bashkëshorti i tij Marco Maestri janë bërë prindër.
Në profilin e markës së themeluar nga Simon është dhënë lajmi i bukur me një foto me duart e binjakeve Mia dhe Sun.
Etiketa në kyçin e dorës së fëmijëve tregon se ata të dy kanë lindur të shtunën, 20.04.
”Mia and Sun, mirë se erdhët në tokë dashuritë tona. Ju duam shumë. Ëndrra jonë u realizua me ju. Babi Marco dhe babi Simon”, njoftoi çifti.
Simon dhe Marco u martuan në gusht 2022 në një ceremoni intime në Charleval.
View this post on Instagram