Dy muaj pas vdekjes së Mirush Kabashit, vjen në jetë nipi i tij me të njëjtin emër

Në një intervistë të transmetuar në “Rudina” në Tv Klan përpara se të ndahej nga jeta, Mirush Kabashi shprehu dëshirën që kur të vinte në jetë djali i vajzës së tij, Mendit, të quhej Isë në nder të Isa Boletinit. Origjina e aktorit ishte nga Gjakova dhe dëshironte që një pjesë e Kosovës të ruhej kështu në familjen e tij.

Me ndarjen e tij nga jeta, Mirushi nuk pati mundësinë ta njihte nipin i cili ka lindur vetëm një muaj më parë. Mendi, vajza e tij, ka ardhur në studion e “Rudinës” dhe dëshirën e të atit nuk e ka zbatuar pasi ka preferuar të vazhdojë trashëgiminë, në të cilën ajo beson.

Rudina Magjistari: Fakt është që Mendi nuk i ka vënë emrin Isë djalit, por i ka vënë një tjetër emër.

Mendi Kabashi: Më të bukur.

Rudina Magjistari: Cili është emri që i ke vënë?

Mendi Kabashi: Mirush. Është emri Matias Mirush.

Rudina Magjistari: Mirush ia vënë emrin djalit të vet Mendi! Nipi i Mirush Kabashit quhet sërish Mirush!

Mendi Kabashi: Mirush Kabashi, ka edhe mbiemrin.

Rudina Magjistari: Shumë interesante kjo zgjedhje e jotja. Mirushi kishte dëshirë tjetër, për një emër tjetër, por duket që rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar më pas edhe vendimin.

Mendi Kabashi: Po të ishte Mirushi akoma mes nesh, unë ndoshta, jo ndoshta, por me siguri do ia vija emrin Isë por nuk mund t’ia vija Isë në qoftë se… unë besoj në vazhdimësi dhe për mua kjo është vazhdimësia. Im bir është shumë i vogël tashmë, është një muaj e gjysmë…

Rudina Magjistari: E paç me jetë! sapo ka lindur.

Mendi Kabashi: Nuk e kupton vlerën dhe historinë që mbart me vete ky emër dhe fatin dhe krenarinë që ai do të mbulohet dhe privilegjin që do të ketë me vete.

Share With:
Translate »
74 Views