Pse të gjithë thonë se Hailey Bieber është shtatzënë?
Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online.
Vetëm në muajin e fundit, Google Trends ka vënë në dukje se kërkimet për ‘Hailey Bieber shtatzënë’ janë rritur me 130%, raporton ‘Yahoo‘. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë konkrete, njerëzit aludojnë edhe nëse Hailey mban veshur një fustan të gjerë, sikur të ishte shtatzënë
![]()
Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim nga vetë Bieber, përdoruesit e ‘X’ kanë shkruar në platformë mesazhe urimi.
‘Hailey do të jetë nëna ABSOLUTE MË E MIRË në botë’ shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër vuri në dukje se ‘BABY BIEBER PO vjen’.
Mirëpo, sa më e fortë të jetë zhurma rreth shtatzanisë së Bieber, aq më e qetë bëhet ajo, duke mos dhënë asnjë koment.