“Nuk u ndamë dot…”, Drini Zeqo shpërthen në lot për humbjen e babait: Ishte shokuese, më dukej sikur do të kthehej
Drini Zeqo ka shpërthyer në lot, teksa rrëfente në “S’e Luan Topin” për humbjen e babait.
Ai u shpreh se ka qenë shokuese për të, ndërsa gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej.
Ish-banori i BBV tha se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndente sikur gjithçka do të rregullohej
Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji.
Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë”, tha ai.