Shtatzënë në Olimpiadë/ Shpatarja Nada Hafez: Në pedanë u ngjita bashkë me beben time

Nada Hafez është një shpatare apo skermiste nga Egjipti, e cila garoi në Lojrat Olimpike në Paris.

Sportistja 26-vjeçare fitoi ndeshjen e raundit të parë në turneun olimpik duke mundur amerikanen Elizabet Tartakoëski me rezultatin 15-13, ndërsa habia më e madhe erdhi nga ajo që vetë sportistja deklaroi më pas.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave  pas fitores, skermistja tha se ishte 7 muajshe shtatzënë, ndërsa bëri shaka se në pedanë apo në tapet u ngjitën tre persona, ajo vetë, kundërshtarja e saj, dhe bebja e saj që pritet të lindë pas 2 muajve.

Fencer Nada Hafez Competed in 2024 Paris Olympics While Pregnant

Nuk besohet se ndonjë sportiste tjetër të ketë marrë pjesë në Lojrat Olimpike duke qenë 7 muajshe shtatzënë.

Nada Hafez nuk e vazhdoi dot aventurën e saj të shkëlqyer në Paris, sepse u mund në raundin e dytë nga koreano-jugorja Xeon Haj-uong, me rezultatin 15-7.

Natyrisht, duke qenë në një gjendje të tillë, ajo e kishte të pamundur të garonte në maksimum, ndërsa e ka përfaqësuar Egjiptin edhe në Rio në 2016 dhe në Tokio në 2021.

Egyptian fencer Nada Hafez on 'fair share of challenges' she faces  competing at Paris Olympics while pregnant | Fox News

Share With:
Translate »
75 Views