E zbulojnë paparacët/ Cardi B në pritje të fëmijës së 3, kërkon divorcin nga Offset
Çifti i njohur Cardi B dhe Offset, janë ndarë përsëri por kësaj here duket se është përfundimtare. Cardi bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.
Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.
Sidoqoftë TMZ ditën e sotme publikoi një foto të reperes teksa fshihej përmes disa çadrave, ku në një moment fotografohet me barkun e rrumbullakosur.
Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas u pajtua me të shoqin.