Djemtë e Britney Spears marrin vendimin e papritur për gjyshin e tyre

Djemtë e Britney Spears , Sean Preston dhe Jaden James nuk mbajnë mëri ndaj gjyshit për atë që i bëri nënës së tyre.

Avokati i babait të tyre, Kevin Federline, bëri deklarata për Page Six dhe iu drejtua marrëdhënies së dy djemve me gjyshin e tyre, pas asaj që ka ndodhur me Britney Spears.

“Djemve u mungon gjyshi i tyre. Ata e kanë falur atë”, tha MacVenchan Kaplan. Edhe pse në gusht 2019, Jamie Spears u akuzua për një përleshje fizike me nipin e tij, Sean Preston i cili ishte vetëm 13 vjeç, dy djemtë duket se kanë zgjedhur t’i lënë të gjitha këto në të kaluarën.

Djemtë e Britney Spears marrin vendimin e papritur për gjyshin e tyre

Prokurori i Qarkut Ventura përfundimisht vendosi të mos akuzonte Jamie Spears në incident, por kundër tij u vendosën urdhra ndalimi.

“Nuk ishte dëshira e Kevinit të shihte Jamie Spears të ndiqej penalisht,” thotë avokati, duke shtuar: “Kanë kaluar pesë vjet. Urdhri i ndalimit ka përfunduar dhe nuk ka asnjë kufizim në kontaktin e Jamie me nipërit e tij.”

Një tjetër burim i tha gjithashtu TMZ të dielën se djemtë thuhet se kanë plane të vizitojnë gjyshin e tyre në Luiziana.

Share With:
Translate »
65 Views