Çfarë është “prindërimi dembel” dhe a është i duhuri për fëmijët?

Prindërimi nuk është gjithmonë një nga kapitujt më pranues dhe gjithëpërfshirës, sidomos kur përballë jush është një fëmijë i/e pabindur, që qan shumë, tekanjoz/e etj. Por, një video e publikuar së fundmi në TikTok nga një nënë me emrin e profilit Leahova ka marrë vëmendjen e shumë prindërve në mbarë botën.

Si nënë e katër fëmijëve, ajo thotë se duhet praktikuar “prindërimi dembel”, më saktë ideja e të mos bërit të shumë gjërave për fëmijët tuaj. Kjo nënë nga Kalifornia beson se ky lloj prindërimi është i duhuri sepse krijon pavarësi, siguri dhe i përgatit fëmijët për jetën dhe të ardhmen e tyre.

@leahova

Kids love to feel independent, as long as they know you’ll be there if they need you #parenting #lazy

♬ original sound – Leahova

Çfarë është saktësisht “prindërimi dembel”?

Prindërimi dembel është ideja që prindërit të bëjnë një hap prapa dhe t’i lënë fëmijët e tyre të përmbushin shumë nga detyrat gjatë ditës. Ky lloj prindërimi ka për qëllim t’i ndihmojë ata të ndërtojnë besim, pavarësi dhe përgjegjësi në raport me veten, familjarët dhe mjedisin ku ata gjenden.

Kur funksionon ky lloj prindërimi?

A po bëjnë prindërit shumë për fëmijët, sidomos në ditët që jetojmë? Ekspertët e prindërimit jo vetëm që e pohojnë si qasje, por shkojnë përtej kësaj me qëndrimin e tyre.

“Unë e shoh këtë gjatë gjithë kohës, pasi prindërit nisur nga qëllimi i mirë bëjnë gjëra për fëmijët që në fakt ata janë plotësisht të aftë për t’i bërë vetë,” thotë terapistja Amy McCready. “Ne e bëjmë këtë në emër të dashurisë sepse duam të jemi të dobishëm dhe sepse është më e lehtë për të gjithë, por është një dëm i jashtëzakonshëm për fëmijët tanë. Kjo sjellje u “grabit” atyre aftësitë thelbësore të jetës, madje u merr edhe besimin.”

Kur duhet të përfshihen prindërit?

Prindërit duhet të japin një dorë ose të marrin drejtimin e situatave kur fëmijët, dukshëm, po luftojnë përtej nivelit të tyre të aftësive. Madje, kur prindërit ndërhyjnë dhe ndihmojnë, mënyra në të cilën ata e bëjnë këtë është shumë e rëndësishme.

“Është e rëndësishme që t’i mbështesim fëmijët dhe jo të jemi shpëtimtarët e tyre. Roli ynë është t’i drejtojmë ata përmes sfidave dhe t‘i inkurajojmë në zgjidhjen e problemeve me besim dhe qëndrueshmëri,” përfundon McCready.

Share With:
Translate »
20 Views