Vdekja e Brian Spahiut, Italia kthen ekspertizën mjekoligjore

Prokuroria italiane ka kthyer pas ekspertizën mjekoligjore të vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu, i cili një vit më parë kreu ndërhyrje në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Kthimi është bërë, për shkak të mungesës së dokumentacionit, pasi organi i akuzës shqiptare ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota.

Kjo letërdërgesë është dërguar nga Prokuroria e Tiranës drejt Italisë disa muaj më parë, për të kryer një ekspertizë mjekoligjore, një mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit, Brian Spahiu. Nga ana tjetër, familjarët e të miturit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë , konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Prokoruria e Tiranës ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë qenë kurim nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos.

Brian Spahiu është djali 3 vjeçar i cili humbi jetën më 1 tetor 2023, pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare të mjekut Roland Xhaxho. Rasti i tij bëri bujë të madhe në vend, e madje u shoqërua edhe nga protesta kundër mjekut.

Share With:
Translate »
44 Views