“T’a marrë vesh gjithë bota”/ Aulona zbulon arsyen e sherrit me Fatmën: Ti guxove të mbetesh…

Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një sherr mes dy mikeve, Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës. Kjo e fundit madje e pranoi gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”, në Top Channel.

“Fatma më ka bërë diçka që nuk duhet të ma bënte, nuk e them se ça ka ndodhur mes nesh”, tha Aulona më herët.

Por ditën e djeshme u zbuluar arsyeja se pse dy gazetaret e njohura hidhnin ‘kunja’ ndaj njëra-tjetrës në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Fatma zbuloi dje për publikun se është në pritje të ëmbël. Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Haxhialiu postoi një video shumë emocionuese, ku tregonte se si e priti djali i saj lajmin e bukur.

Ndërkohë në këtë postim shpërthyen menjëherë pëlqimet dhe urimet nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët. E nuk mungoi as komenti i Aulonës, e cila shprehet se më në fund do të tregojë se pse janë zënë ato të dyja.

“Më në fund t’a marrë vesh gjithë bota pse jemi zënë ne të dyja… që ti guxove të mbetesh shtatzënë pa mua. Të dua dhe tani mund të bëj batuta lirisht se na ënjte me këtë sekret”, ka shkruar Musta.

Share With:
Translate »
157 Views