Pse Malia Obama refuzon të përdorë mbiemrin e familjes?

Vajza e Barack dhe Michelle Obama, Malia Ann, tani prezantohet pa mbiemrin e saj të famshëm, duke u angazhuar për të ndërtuar suksesin e saj në mënyrë të pavarur. Kjo tendencë e heqjes së mbiemrave të famshëm është duke u bërë gjithnjë e më e zakonshme, duke u reflektuar edhe te vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes, si dhe te fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Malia ka filluar karrierën e saj si regjizore dhe për debutimin e saj në këtë fushë, vendosi ta heqë mbiemrin që e lidh me prindërit e saj. Ajo nënshkruhet si Malia Ann në film, me shpresën që publiku të shikojë punën e saj “The Heart” pa paragjykime

 

Barack Obama e mbështeti vendimin e saj, por e paralajmëroi se heqja e mbiemrit nuk do ta fshihte lidhjen e saj me prindërit e njohur. Ai theksoi se vajzat e tij bëjnë çmos për të mos përdorur statusin e tyre për përfitime në shoqëri.

Share With:
Translate »
18 Views