E fshehu sa e fshehu! Cardi B zbulon emrin e vajzës së porsalindur

Reperja Cardi B sapo ka zbuluar emrin e fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Offset.

Reperja fituese e çmimit Grammy lindi një vajzë në shtator. Ditën e djeshme, ajo u shfaq duke treguar pesë byzylykët diamanti që mban në dorë.

Dy nga byzylykët shkruanin emrat e dy fëmijëve më të mëdhenj: vajza Kulture, gjashtë vjeç dhe djali Wave, tre.

Ajo bëri çmos për të fshehur byzylykun e pestë me emrin e fëmijës së saj të tretë, por u zbulua se emri mban shkronjat “B” dhe “L”.

“Nuk mund ta shihni ende emrin e vajzës sime, kështu që më duhet ta fsheh të fundit“, tregoi ajo ndërsa ktheu kyçin e dorës për kamerën.

Fansat me sy shqiponjë pretenduan se vunë re edhe shkronjat ‘S’ dhe ‘O’ dhe ‘M’ në byzylykun e diamantit.

Shumë ishin të bindur se Cardi e ka quajtur vajzën e saj të porsalindur ‘Blossom’. Ndërkohë, të tjerë shkruajnë se vajza quhet ‘Bloom’.

Share With:
Translate »
6 Views