“Mos ik o ma…!”, Tiri Gjoci emocionon me një dedikim për të ëmën

Zëri i tij tashmë prej vitesh është shoqëruesi i artdashësve shqiptarë dhe të huaj, në netët ku luhet muzikë “Live”. Artisti, i cili solli një emocion krejt ndryshe këtë javë të 7-të të konkurrimit, ishte Tiri Gjoci.

Ndryshe nga herët e tjera, ai vjen me një dedikim për personin më të shtrenjtë, mamanë e tij, ku sigurisht çdokush do të gjejë veten përballë këtij dedikimi. “Mos ik o ma…!” është një këngë emocionuese, e cila flet jo vetëm për dashurinë që ka fëmija ndaj mamasë, por edhe për lutjet që të gjithë kemi për prindërit, në momentet e fundit.

Ekskluzivisht Tiri Gjoci, zbuloi se përse zgjedh të vijë me këtë dedikim zemre për mamanë e tij. Ai u shpreh se kishte vite, që mamaja i kërkonte një këngë dedikim. Mes emocionesh ai zbuloi se ka vetëm mamanë nga prindërit. Specifikisht ai u shpreh: Mamaja ime është shëndosh e mirë, por në një moment reflektimi çdokush ndalon dhe reflekton se nuk do jemi një ditë.

Ndaj le të vijë ky reflektim, si një moment dhe thirrje, për t’i dashur prindërit dhe për t’i gëzuar për aq sa janë fizikisht në këtë jetë.

Share With:
Translate »
26 Views