Intervista e vajzës, Ledjona: Nuk e kam përjetuar mirë, më shokoi

Ledjona Xheladinaj ka ndarë për herë të parë përjetimin më të hidhur që ka pasur pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip. Ajo ka treguar se një nga momentet që e ka lënduar më shumë ishte një intervistë e vajzës së saj, e cila u dha për raportin e saj me babain gjatë kohës kur Ledjona ishte brenda në shtëpi.

Në një bisedë të hapur, Ledjona ka shprehur se nuk e ka përjetuar mirë atë intervistë dhe se ajo ka qenë një goditje e madhe për të. Sipas saj, ajo kishte vendosur që të mos fliste për këtë çështje gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip, por intervista e vajzës së saj përfundoi duke u bërë publike dhe duke i shtuar më shumë dhimbje situatës që ajo po kalonte.

“Kur dola jashtë, ajo që më lëndoi më shumë ishte intervista që vajza ime dha, e cila u mor gjatë kohës që isha brenda. Nuk e kam përjetuar mirë, nuk kam reaguar në momentin e duhur, dhe kjo më ka goditur shumë. Ishte një situatë që më shokoi edhe më shumë”, tha Ledjona.

Ajo theksoi gjithashtu se heshtja e saj ishte një masë paraprake, pasi ajo nuk donte që mediat dhe portalet ta përhapnin më tej intervistën e vajzës, e cila mund të kishte ndikuar negativisht për të dyja palët.

“Zgjodha të hesht sepse nëse do të kisha reaguar, situata do të ishte bërë edhe më e madhe dhe mund të përhapej më tej. Nuk doja që vajza ime të prekej nga ky situatë“, përfundoi Ledjona.

Share With:
Translate »
34 Views