Jonida ndan dhimbjen e humbjes së të atit:Demenca na mori kujtimet, por jo dashurinë

Aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka folur për herë të parë publikisht mbi humbjen e babait të saj, duke ndarë një histori prekëse që ka prekur zemrat e ndjekësve.

Në një intervistë gjatë emisionit “Sol,” Jonida tregoi se babai i saj vuajti për pesë vite nga demenca, një sëmundje që e transformoi jetën e familjes së saj.

Babi filloi të kishte problemet e para me harresën rreth katër apo pesë vjet më parë,” tregoi ajo, duke kujtuar se fillimisht bëhej fjalë për momente të vogla si harrimi i objekteve apo përsëritja e historive.

Por shpejt, familja kuptoi se harresa nuk ishte momentale. “Ishte fillimi i një sëmundjeje të rëndë, demenca, që me kalimin e kohës e ndryshoi plotësisht,” tha Jonida me emocione.

Ajo ndau sfidat e shumta emocionale që përjetoi.

Është e vështirë të përballesh me diçka të tillë. Të merr kujtimet, të merr një pjesë të njeriut që ti e do më shumë. Dhe ti ndihesh i pafuqishëm, sepse nuk e di si të sillesh apo si ta përballosh.”

Pavarësisht gjithçkaje, Jonida theksoi se dashuria e babait të saj nuk u zbeh kurrë. “Ai kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri, deri në fund. Dashuria e tij ndaj meje, mamit, Besnikut dhe mbi të gjitha ndaj fëmijëve mbeti e fortë.”

Humbja e tij në fund të tetorit ishte një goditje e madhe për Jonidën dhe familjen.

Share With:
Translate »
45 Views