Ngjarja tragjike e 14-vjeçarit, Juli publikon mesazhin prekës dhe kujtimin e veçantë me Martinin e ndjerë

Vrasja e rëndë e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figura të njohura të ekranit.

Aktori i humorit, Julian Deda, ndau një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram, ku kujton një moment të veçantë me të ndjerin Martin. Ai publikoi një foto të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me djaloshin e talentuar, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.

Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar ende 10 vite? Edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty, o kampion. Na pikëllove të gjithëve, o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes,” shkruan Juli krahas fotos.

Kjo foto, e cila për herë të parë ishte publikuar nga Martini apo familja e tij, shoqërohej me një mbishkrim që sot tingëllon si një ogur i dhimbshëm:

Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Share With:
Translate »
58 Views