Policia procedon penalisht 16-vjeçarin që shokoi rrjetin me deklaratat për vrasjen e Martin Canit

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht 16-vjeçarin që mban emrin në TikTok “Gazi Mashtruesi”. Ai u procedua për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, përmes një video në rrjetin social TikTok. 16-vjeçari që jeton në SHBA, përmes një video në TikTok me një person që pretendon se është kushëriri i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, përdornin gjuhë nxitëse të dhunës, vrasjeve dhe urrejtjes.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.”, njofton policia.

Share With:
Translate »
18 Views