“Martinin e bullizuan për vëllanë”/ Flet nëna e të plagosurit pranë shkollës “Fan Noli”: Një burrë e ka goditur viktimën një ditë para ngjarjes
Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 ka folur nëna e Luiz Meçes, që u plagos në sherrin mes adoleshentëve, ku ndërroi jetë Martin Cani.
Nëna e të plagosurit ka thënë se Martini është bullizuar për vëllanë. Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para ngjarjes së rëndë, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në vend.
Nëna e adoleshentit të plagosur pranë shkollës “Fan Noli”: Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.
Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luizi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur.