Xhensila zbulon të vërtetën e ndarjes nga Besi: U bë e dëmshme për fëmijët

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e ftuar në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, foli për herë të parë për vendimin e divorcit.

E pyetur për arsyen e divorcit të bujshëm, Xhensila tha se kishte disa vite që ajo dhe Besi kishin kriza në martesë, por ende nuk e kishin marrë një vendim nëse do të qëndronin bashkë apo të ndarë. Derisa, ajo kuptoi se nuk po funksiononte dhe se martesa nuk mund të vazhdonte nëse lufton për këtë raport vetëm njëra palë.

Sipas saj arsye u bënë debatet dhe se fjalët nuk përkonin me veprat.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”.

“Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër. Nuk është i lehtë divorci për askënd dhe as nuk është diçka që e parashikon të ndodhë apo e dëshiron. Disa hapa, sado të vështira të jenë në jetë, duhet gjetur forca për t’i marrë. Forcën unë e gjeta te fëmijët e mia, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen…”

Xhensila shtoi më tej se ka kaluar një vit të vështirë, sfidues, madje edhe ka kërkuar ndihmë për gjendjen e rënduar psikologjike. Ajo mohoi të ketë patur një person të tretë në marrëdhënien e tyre dhe tha se nuk ka vend për një të tretë nëse dy persona janë të fokusuar te njëri-tjetri.

Por e pyetur më herët se si erdhi në formë aq shpejt pas lindjes, ajo tregoi se prej stresit, muajin e parë pas lindjes së Amen, humbi 10 kg.

"Kam Zotin dëshmitar", Xhensila Myrtezaj tregon se përse

Share With:
Translate »
31 Views