Miriami foli publikisht mbi shtatzaninë e saj të tretë!

Pas publikimit të disa videove festive të familjes së tyre, Miriami Cani dhe Alban Skënderaj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët vunë re një detaj të veçantë në pamjen e artistes. Në një fustan të bardhë elegant, Miriami u komentua për barkun e saj, çka nxiti spekulime në rrjetet sociale se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Megjithatë, mbrëmë, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja i mohoi zërat për një shtatzëni të mundshme, duke e sqaruar situatën me humor dhe qartësi.

“Nuk e kemi në plan momentalisht një fëmijë tjetër. E kemi hera pas here atë dëshirën kur i shohim mirë me njëri-tjetrin dy minuta, por aq zgjat,” tha ajo.

Miriami theksoi se prioriteti i tyre për vitin 2025 janë projektet profesionale, duke përfshirë muzikën dhe disa angazhime të mëdha brenda dhe jashtë vendit. “2025 është punë, muzikë, kemi disa projekte të mëdha brenda dhe jashtë vendit,” përfundoi ajo.

Me këtë deklaratë, artistja qetësoi kuriozitetin e ndjekësve, duke vënë fokusin te planet e saj dhe të Albanit për një vit të mbushur me projekte të reja artistike

Share With:
Translate »
92 Views