Prindi mëson që adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale, si të veprojë?

Fokusi i bisedës  në “Gjenerata Alfa” vërtitet rreth frikës dhe rrezikut nga raportet intime në moshë të hershme. Kjo temë krijon një ngërç në diskutimin mes prindërve dhe fëmijëve pasi për të dyja palët është një terren jo i lehtë, por ka mënyra sesi mund të flitet që adoleshentët të arrijnë në mënyrë të sigurt në atë pikë.

Ilda ndau eksperiencën e saj me të rinjtë e tjerë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe tha se prindërit i kanë folur përmes bisedave të përditshme, pa e bërë situatën të sikletshme. Psikoterapistja Izela Tahsini thotë se prindërit duhet ta nisin gradualisht e të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë. Njëkohësisht, nëse gjenden para faktit të kryer, duhet të kenë kujdes me reagimin.

 

Izela Tahsini: Ta fillojmë me edukimin seksual që herët, gradual, atë që u tha si në mënyrë të natyrshme, si pjesë e bisedave të përditshme, të kërkojmë ndihmë si prindër kur nuk mundemi nga punonjësi social, nga prindër të tjerë, nga kolegë të tutë, është e rëndësishme për sa u përket prindërve. Nga ana tjeter, prindërit s’duhen lënë vetëm në këtë sepse shkolla është një vend shumë i madh për të punuar gjithashtu.

Ardit Gjebrea: Tani ju thatë që mosha 14-16 vjeç është moshë e hershme. Nëse kjo ndodh, çfarë duhet të bëjë prindi?

Izela Tahsini: Nëse e merr vesh, duhet ta pranojë që kjo ka ndodhur. Të mos kërcënojë, të mos bëjë panik. Duhet të sigurohemi si ka shkuar, a ka pasur konsent, ka qenë një bashkëmoshatar apo dikush i rritur? Se ne folëm për të rriturit, por çdo i rritur që bën marrëdhënie seksuale me dikë nën 18 vjeç, po bën diçka të paligjshme dhe abuzive.

Share With:
Translate »
11 Views