Klajdi merr surprizën e jetës,“Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës së tij

Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza këtë natë në Big Brother VIP 4. Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij, vështirësitë dhe karrierën, ai u surprizua me praninë e mamasë së tij, në dtën e parë të këtij viti.

Mes lotëve, njëkohësisht edhe te qeshurave, ajo e kshilloi që të mos hante shumë dhe të vijonte lojën. Një suprizë tjetër ishte përgatitur për artistin.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari do të marrë pësipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën. Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.

Share With:
Translate »
99 Views