Foto/ Princ Leka dhe partnerja e tij e re festojnë 8-marsin me vogëlushen Geraldinë!

Pas një viti të ngarkuar, Princ Leka më në fund po shijon kohën me partneren, por edhe vajzën e tij. Pasi është divorcuar zyrtarisht nga Elia Zaharia, tashmë trashëgimtari i kurorës, del hapur me partneren e re, fotografen Blerta Celibashi.

Foto/ Princ Leka dhe fotografja e ish-çiftit mbretëror shijojnë

Pasi çifti shijon edhe eventet së bashku, tashmë shijojnë edhe kohën me Geraldinën e vogël. Paparaci ynë ka fotografuar çiftin, teksa kanë zgjedhur të kalojnë paraditen në shoqërinë e vogëlushes.

Foto/ Princ Leka dhe fotografja e ish-çiftit mbretëror shijojnë

Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, të dy janë shumë të përfshirë për të zbavitur Geraldinën. Me lojëra dhe me fëmijë të tjerë që afrohen, të tre duket se po e shijojnë kohën me njëri-tjetrin.Kjo nuk është hera e parë që Blerta dhe Princi shihen me Geraldinën e vogël, pasi edhe herë të tjera, vajza që Leka ka me Elian, është parë në shoqërinë e tyre, duke na zbuluar kështu se tashmë lidhja e dyshes është pranuar edhe nga vogëlushja.

Share With:
Translate »
59 Views