VIDEO/ Sara Gjordeni merr “dhuratën” e veçantë nga e bija 3-muajshe: Jam në lot

Ish-missi Sara Gjordeni këtë 8-Mars ka marrë dhuratën më të bukur nga vajza e saj, Nea, të cilën e ka sjellë në jetë nga romanca me partnerin e saj, këngëtarin, Bardhi Idrizi.

Edhe pse 3 muajshe vogëlushja ka mundur të thotë fjalën e saj te parë  që ka qënë “mam”.

Kjo e ka emocionuar shumë Sarën, e cila ka filmuar pak sekonda nga momenti i veçantë , të cilin nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Në përshkrimin përbri postimit ajo ka treguar se është përlotur nga kjo surprizë e të voglës së saj.

“Sot, në 8 Mars Nea më bëri dhuratën më të bukur si nënë! 3 muajshe e 3 ditë, pasi s’po më shihte, thirri 3 herë MAM,” shkruan ish-missi teksa shton: “Munda t’i beja këtë video të shkurtër si kujtim. Jam në lot mamush i vogël.”

Share With:
Translate »
39 Views