Së shpejti katër! Njomza dhe Rinori japin lajmin e bukur me videon e veçantë
Një lajm i bukur ka ardhur sot pasdite nga çifti i njohur Rinor dhe Njomza.
Dyshja, nuk kanë pritur shumë për ta zgjeruar familjen.
Një vit e gjysmë pasi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Aiyanës, Njomza është sërish në pritje të ëmbël.
Lajmin e kanë konfirmuar përmes një postimi sot pasdite.
Me ekon në dorë dhe barkun e rrumbullakosur, të tre, por më së shumti Aiyana, duken të entuziazmuar për anëtarin e ri të familjes që vjen së shpejti.
“Familja jone po shtohet. Aiyana po behet moter e madhe. Menxi kemi prit me nda kete lajm me juve”, janë shprehur ata në postimin e bërë.
Tani për tani, Njomza dhe Rinori nuk kanë treguar gjininë e bebit që presin.
View this post on Instagram