Eliona Pitarka akuza materniteteve: Të ndajnë nga bebet dhe i ushqejnë me formulë
Aktorja dhe moderatorja Eliona Pitarka ka ndezur alarmin në rrjetet sociale duke denoncuar një praktikë të pafalshme që po ndodh në disa maternitete në Shqipëri, foshnjat e sapolindura ushqehen me formula pa dijeninë apo miratimin e nënave.
Në një postim në InstaStory, Pitarka ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje, e cila rrëfen eksperiencën e saj:
“Me ka ndodhur me vajzën, e ushqyen infermieret me formulë me pretekstin që s’ke gji. Ma mbajtën një natë bebin larg meje që ta ushqenin.”
Eliona e quan këtë një praktikë të shëmtuar dhe të dëmshme, duke thënë se nuk është një ndihmë, por nje tentativë për sabotuar gjidhënien dhe për të krijuar varësi të foshnjës ndaj formulës që në orët e para të jetës.