Princi George feston sot ditëlindjen e 12-të, William dhe Princesha Kate publikojnë foton e përvitshme të të birit

Në nder të ditëlindjes së tij të 12-të, Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një fotografi të veçantë të Princit George, e cila është shpërndarë përmes Pallatit Kensington.

princ george

Trashëgimtari i fronit, i cili ka lindur më 22 korrik 2013 në Spitalin St Mary’s në Paddington, Londër, shfaqet i buzëqeshur  në këtë portret të ri.

Princ George (10)

Në fotografi, Princi George mban një këmishë me katrorë të bardhë dhe një jelek kaki, teksa mbështetet mbi një portë druri dhe shikon drejtpërdrejt në kamera.

Në kyçin e dorës i vërehet edhe një byzylyk miqësie me fije blu, një trend në të cilin ai dhe motra e tij, Princesha Charlotte, kanë marrë pjesë më parë.

princ george

George është fëmija më i madh i çiftit mbretëror, me motrën Charlotte, 10 vjeçe, dhe vëllain Louis, 7 vjeç. Ai u prezantua për herë të parë para publikut kur prindërit e tij, Kate dhe William, dolën nga krahu Lindo i spitalit me të në krahë. Kate, e veshur me një fustan të kaltër veror, rrezatonte teksa prezantonte me William fëmijën e tyre të parë, George Alexander Louis.

Princ George (9)

Princi i ri ndjek aktualisht shkollën Lambrook në Berkshire, por vitin tjetër pritet të kalojë në arsimin e mesëm. Ende nuk është konfirmuar se në cilën shkollë do të vazhdojë, por mediat britanike raportojnë se mes opsioneve të mundshme janë Eton College, ku ka studiuar babai i tij dhe Marlborough College, shkolla e mesme ku ka ndjekur mësimet Princesha Kate.

Princ George (11)

Sipas “Mail on Sunday”, shkolla prestigjioze Eton, me një tarifë prej 63,000 paund në vit, shihet si zgjedhja më e mundshme. “Të gjitha rrugët të çojnë në Eton,” citohet të ketë thënë një burim për gazetën.

Princ George (1)Princ George (2)Princ George (4)Princ George (3)Princ George (5)Princ George (6)Princ George (14)Princ George (13)Princ George (12)Princ George (7)Princ George (8)

Share With:
Translate »
176 Views