Megan Fox dhe Machine Gun Kelly rikthehen bashkë? Çifti shfaqen duke u ‘arratisur’ me vajzën në aeroport

Aktorja amerikane Megan Fox dhe muzikanti Machine Gun Kelly janë parë sërish së bashku, këtë herë duke shijuar pushime familjare në Kosta Rika, duke ndezur thashethemet për një pajtim të mundshëm mes tyre.

Fotot e publikuara së fundmi nga paparacët tregojnë çiftin në një atmosferë të qetë dhe harmonike, teksa kalonin kohë me vajzën e tyre të sapolindur, Saga Blade Fox-Baker, e cila erdhi në jetë në mars të këtij viti.

Udhëtimi i përbashkët ka ringjallur spekulimet se marrëdhënia mes Fox dhe MGK është përmirësuar ndjeshëm. Mediat kanë vënë re edhe përdorimin e mbiemrit të dyfishtë të vajzës, që sipas disa zërave, mund të jetë një sinjal për një rilidhje të afërt.

Edhe pse ky është fëmija i tyre i parë së bashku, të dy kanë përvojë në prindërim. Megan Fox është nënë e tre djemve – Noah, Bodhi dhe Journey – nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green. Ndërsa MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka një vajzë 16-vjeçare të quajtur Casie nga një marrëdhënie më e hershme.

Fox dhe MGK nisën lidhjen në vitin 2020 pas divorcit të saj dhe u fejuan në janar 2022. Megjithatë, fejesa u anulua në fillim të vitit 2023, ndërsa lidhja u ndërpre më vonë, në fund të po atij viti. Sipas disa burimeve, ndarja ndodhi për shkak të një tradhtie të supozuar.

Aktualisht, nuk ka një konfirmim zyrtar për statusin e marrëdhënies së tyre, por pushimet e përbashkëta familjare lënë të kuptohet se dyshja po përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie të shëndetshme për hir të vajzës së tyre të vogël.

      

Share With:
Translate »
132 Views