VIDEO/ Në jaht duke u përqafuar! Alketa Vejsiu ndan një moment të ëmbël me të birin: “Ylli im”
Pasi na prezantoi për herë të parë vajzën e saj, tani moderatorja e njohur po na afron edhe me të birin.
Në një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale, Alketa shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar të birin në një moment plot ndjesi. Edhe pse nuk ia zbulon fytyrën, ajo e quan me përkëdheli “yllin tim”, duke emocionuar ndjekësit me këtë gjest të ngrohtë dhe të mbushur me dashuri.
Nuk ka dyshim që Alketa di si të ruajë balancën mes famës dhe privatësisë, por kjo pamje e rrallë na tregon një anë më të butë dhe personale të saj, që publiku e mirëpret gjithmonë me dashuri.
View this post on Instagram