“Ai që më shkatërroi jetën”/ Vajza e vogël e Putin del kundër babait të saj? Postimi i saj trazon rrjetin…

Luiza Rozova, e njohur si Elizaveta Krivonogikh është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ajo mendohet të  jetë vajza e jashtëligjshme e Vladimir Putin dhe disa mesazhe në Telegram duket se janë kritikë e hapur ndaj presidentit rus, ndonëse nuk përmendet me emër.

Fjalët e saj, sipas Bild, kanë ndezur menjëherë debatin publik ‘duke i hedhur’ benzinë zjarrit për lidhjen e saj me udhëheqësin e Kremlinit.

Në një bisedë të hapur me titull “Arti i Luizës”, 22-vjeçarja shkroi:

“Është çliruese që më në  fund mund t’ia tregoj sërish fytyrën time botës. Më kujton cila jam dhe kush ma shkatërroi jetën. E vetmja mënyrë që mund të protestoj, të provoj kush jam, është të shfaq fytyrën time. Gjurmën time unike, provën e ekzistencës sime. Kjo më kujton çdo ditë për çfarë u linda… dhe kush ma shkatërroi jetën. Njeriu që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen.”

Pavarësisht se Putin nuk përmendet drejtpërdrejt,fjalët e saj janë interpretuar si sulm ndaj tij.

Luiza Rozova u lind më 3 mars 2003 në Shën Petërburg dhe mediat kanë spekuluar shpesh se ajo është fryt i një marrëdhënieje mes Putin dhe Svetlana Krivonogikh, një sanitare që u kthye në biznesmene.  Kremlini s’ka mohuar apo pohuar kurrë atësinë duke ruajtur një fshehtësi strikte për jetën personale të  presidentit.

Rozova ka mbajtur një profil të ulët, edhe pse njihet në rrethin e artistëve dhe të muzikës elektronike.  Ajo jeton në Paris, ku ka studiuar për art dhe punon si DJ.

Deklaratat e saj të fundit duket se janë një distancim i pastër nga Putin dhe veprimet e tij jo vetëm si  figurë politike, por sipas atyre që besojnë se ka një lidhje biologjike, si një baba i munguar që mban përgjegjësi për plagë të thella.

Share With:
Translate »
130 Views