Kim Kardashian sulmohet për veshjen e së bijës gjatë daljes në Romë
Kim Kardashian po kritikohet për veshjen e së bijës, North West gjatë pushimeve të tyre në Romë. 12-vjeçarja ishte e veshur me korse, minifund, çizme të larta, flokë të lyer në ngjyrë blu dhe syze.

Ndërsa disa e quajtën veshjen “të bukur”, shumë përdorues të rrjeteve sociale shkruan: “Kaq e papërshtatshme, Kim…”, duke sjellë në vëmendje faktin se e bija është vetëm 12 vjeçe.

Dikush shkroi se 44-vjeçarja duhet “të ruajë pafajësinë e së bijës dhe të jetë më e vëmendshme ndaj gardërobës së saj.”
Një stiliste tha se “fundi dhe çizmet janë në rregull, por korseja për një 12-vjeçare është pak jashtë kontrollit.”

North është vajza e madhe e sipërmarrëses me reperin Kanye West.
Ky i fundit ka pretenduar se “banda Kardashian” i ka hequr të drejtat për të vendosur se çfarë veshin fëmijët e tij, në cilën shkollë shkojnë dhe me kë dalin.
