Asistoi në lindjen e katërnjakëve, mjeku Horeshka: Ishte shtatzëni me risk të lartë! Nëna nuk pranoi abortin

Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë ku një nënë solli në jetë katërnajkë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gjinëkologu Nderim Horeshka, i cili ishte mjeku që ndoqi nga afër rastin e katërnjakëve.

Përmes një postimi në Facebook, Horeshka shkruan se ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe bën me dije se katërnjakët kanë lindur parakohe në datë 8 gusht.

Më tej mjeku shkruan se nëna Rozeta ka mori riskun përsipër dhe nuk pranoi që dy prej bebeve të iu ndërprehej jeta në barkun e saj.

Ndërsa më tej shkruan se ky rast ishte sukses i gjithë spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Asistoi në lindjen e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Ishte

Postimi i plotë:

Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire. Por sot qe edhe nje dite teper e vecante.

Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize ,qe me hoqen lodhjen e operacionit.

Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht.Qe lindje parakohe.

Qe nje shtatzani me rrezik te larte.Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise ,qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar,rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme di per Nenen ashtu edhe per bebet.

U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve).Roza  e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vedosi vazhdimin e shtatzanise ,duke marre rrezikun teper te larte per vete  dhe bebet.Doktor ti si me thua ?

I thashe ,qe une jam ne parim kundra Abortit.Por vendimarrja eshte e juaja.Me thote Dr.Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet,zoti mi dhuroj   e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris.

Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju.

Qe nje sfide dhe per mua ,sepse eshte shtatzani me rrisk.

Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ”Koco Gliozheni “ dhe deri me sot.

Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot fhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre ,3 djem dhe nje vajze.Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin,per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere.

U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jovetem per mua ,por per gjithe stafin e spitalit tone.

Vertet eshte nje histori suksesi profesional ,ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit ,ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.

Stafi  i pathologjise barres,ne vecanti DrJonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen ,ecurine , mjekimin etj.

 

Share With:
Translate »
94 Views