Mami i Teutës, Memlit dhe Bubulinës feston sot ditëlindjen dhe urimet janë kaq të ëmbla

Në familjen Krasniqi, sot mbretëron atmosferë festive. Zonja Edibe Krasniqi, bashkëshortja e publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Milazim Krasniqi, feston ditëlindjen e saj, duke pranuar urimet më të ngrohta nga familja dhe të afërmit.

Në qendër të këtyre urimeve ishte vetë i shoqi, me të cilin ndajnë 47 vite plot dashuri, përkushtim dhe respekt të ndërsjellë. Fjalët e tij kanë qenë një përshkrim i ndjenjës së thellë që i bashkon ndër vite.

Urime të veçanta kanë ardhur edhe nga i biri, Memli Krasniqi, një figurë e njohur publike e politikës dhe artit, si dhe nga aktorja Teuta Krasniqi.

Të gjithë së bashku kanë shprehur mirënjohje për rolin e zonjës Edibe në familje, si bashkëshorte, nënë dhe njeri me vlera të rralla, që për 47 vite ka qenë shtylla e ngrohtësisë dhe harmonisë në shtëpinë Krasniqi.

Një ditë e mbushur me dashuri, kujtime dhe urime të sinqerta për zonjën që gëzon respekt e admirimin e të gjithëve që e njohin.

Share With:
Translate »
42 Views