Shtatzënë për herë të tretë? Jonida Vokshi zbulon më në fund të vërtetën

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka reaguar me humor ndaj pyetjeve që po i bëhen në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme.

Në një “insta story”, Jonida publikoi një pyetje nga ndjekësit ku e pyesnin nëse është shtatzënë, por përgjigjja e saj ishte plot ironi: “Pse nuk më thoni më mirë pse je shëndoshur.”

Me këtë reagim, ajo duket se i ka dhënë fund thashethemeve se mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të tretë, duke treguar se gjithçka është vetëm keqkuptim.

Jonida, që njihet për natyrën e saj plot humor, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Share With:
Translate »
99 Views