1-vjetori i vajzës! Mikela Pupa sjell setin e ëmbël fotografik me të bijën dhe bashkëshortin
Mikela Pupa ka emocionuar ndjekësit me disa fotografi të ëmbla nga festa e ditëlindjes së parë të vajzës së saj, Aures.
Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen, të veshur në harmoni me njëri-tjetrin, duke rrezatuar dashuri dhe lumturi familjare.
Fotot u pritën me shumë komente pozitive e urime për vogëlushen, ndërsa ndjekësit nuk kursyen komplimentet për Mikelën dhe mënyrën e ndjeshme me të cilën ndan momente të tilla të veçanta.
Kjo familje e vogël po bëhet çdo ditë e më e dashur për publikun, duke shpërndarë pozitivitet dhe dashuri në çdo postim

