Meghan Trainor rrëfen ndryshimin drastik: Humbja e peshës filloi kur u përballa me diabetin në shtatzëni
Këngëtarja Meghan Trainor ka treguar se diagnoza me diabet gestacional gjatë shtatzënisë së saj të parë ishte pika që i ndryshoi plotësisht qasjen ndaj shëndetit dhe e vuri në rrugën e humbjes së peshës. Gjatë një interviste në KIIS FM më 20 nëntor, Trainor, 31 vjeçe, u shpreh se komentet publike rreth pamjes së saj e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës. “Njerëzit më thonë: ‘Pse je kaq e dobët tani? Ti ishe vajza e ‘All About That Bass’.’ Po unë isha 19 vjeç kur doli ajo këngë,” tha ajo.
![]()
Ajo shtoi se pas diagnozës me diabet gestacional filloi të mësonte mbi ushqyerjen dhe aktivitetin fizik. “Që prej asaj kohe jam në një udhëtim shëndeti. U fiksova pas idesë së të kuptuarit të trupit tim, hormoneve, shëndetit të zorrëve, sepse dua të ndihem mirë dhe kjo punë është e vështirë nëse nuk je mirë fizikisht.”
Trainor tregoi se tani stërvitet me pesha tre herë në javë dhe ka vendosur shëndetin në plan të parë, sidomos për fëmijët e saj dhe dëshirën për të vazhduar turin muzikor gjatë viteve. Megjithatë, ajo pranoi se ka marrë edhe kritika për dobësimin e saj. Në mars, këngëtarja zbuloi se përdorte Mounjaro, një medikament GLP-1, të cilin e mori pas lindjes së fëmijës së dytë, në kombinim me ndihmën e një dietologu, trajnim dhe ndryshime të jetesës.
“Jam në një udhëtim për t’u bërë versioni më i fortë i vetes për fëmijët e mi dhe për mua,” u shpreh ajo.