Sa e rrezikshme është përdorimi i celularit gjatë shtatzënisë?

Përdorimi i celularit është bërë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve, por gjatë shtatzënisë ky zakon ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me ndikimin e tij në shëndetin e nënës dhe të fetusit. Studime të ndryshme ndër vite kanë analizuar efektet e valëve elektromagnetike dhe sjelljet e lidhura me përdorimin e tepruar të telefonit, duke ngritur debatin nëse kjo praktikë është apo jo e rrezikshme.

Valët elektromagnetike: Çfarë thonë studimet?

Telefoni celular lëshon rrezatim radiofrekuence, i cili konsiderohet jo-jonizues, pra nuk është i njëjtë me rrezatimet më të rrezikshme si rrezet X. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se ekspozimi i zgjatur dhe mbajtja e celularit shumë afër barkut ose kokës mund të ketë disa efekte të mundshme:

  • Rritje të stresit oksidativ, i cili lidhet me dëmtime të qelizave.
  • Ndikim të mundshëm në zhvillimin neurologjik të fetusit.
  • Risk më të lartë për probleme me gjumin te nënat, që indirekt ndikon edhe në shëndetin e fetusit.

Ndërsa shumë prej këtyre studimeve kërkojnë ende prova më të forta përfundimtare, ekspertët bien dakord se “ekspozimi i ulët dhe i kontrolluar” është mënyra më e sigurt.

Një studim i Publikuar në BMC Public Health sugjeron se përdorimi i shpeshtë i celularit nga gratë shtatzëna lidhet me risk më të lartë për sjellje hiperaktive ose probleme me vëmendjen te fëmijët në vitet e para të jetës. Megjithëse kjo nuk provon shkak-pasojë, studiuesit rekomandojnë kujdes të shtuar.

Efektet fizike te nëna

  • Përveç rrezatimit, përdorimi i tepruar i telefonit ndikon drejtpërdrejt te nëna:
  • Shtim i ankthit dhe stresit, sidomos për shkak të informacionit të tepërt.
  • Pagjumësi, sidomos kur telefoni përdoret para gjumit.
  • Dëmtime të qafës dhe shpinës, për shkak të qëndrimit të gjatë në një pozicion.
  • Rënie e fokusit, gjë që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve të vogla gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
52 Views