Surpriza e përditshme që Elita merr nga Bota

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka ndarë një moment tejet të ëmbël dhe personal me ndjekësit e saj në Instagram Story, duke treguar një surprizë të mrekullueshme nga vajza e saj, Bota.

Elita publikoi një video ku protagonistja ishte pikërisht Bota, duke treguar se sa krijuese dhe e dashur është vogëlushja.

Videoja, përmbante mesazhin e Elitës, ku shkruhej: “Surpriza të përditshme në ‘camera roll-in’ tim”.

Kjo tregon se Bota, e cila është 4 vjeçe, i lë surpriza të ëmbla në telefonin e nënës së saj, duke bërë video të shkurtra dhe spontane.

Përmes kësaj ndarjeje, Elita Rudi theksoi se momentet e papritura nga përditshmëria e vajzës janë surprizat më të bukura për të, duke vënë në pah rolin e saj si nënë dhe dashurinë e madhe familjare.

Share With:
Translate »
20 Views