Iva Tiço flet për mëmësinë: Nuk e kam në plan, nuk dilet kundër natyrës
Moderatorja e njohur Iva Tiço ka folur hapur për një nga pyetjet më personale që i bëhen shpesh: dëshirën për t’u bërë nënë. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Tiço u shpreh se e mendon më shumë çështjen e mëmësisë në raport me kohën dhe përgjegjësinë që ajo kërkon.
“Nuk mund të jem mami 50 vjeçe”, tha ajo, duke nënvizuar se të sjellësh në jetë një fëmijë kërkon energji, përkushtim dhe prani të vazhdueshme. Moderatorja theksoi se nuk e sheh mëmësinë si një detyrim social, por si një vendim të madh që duhet marrë në momentin e duhur të jetës.