Pas një periudhe të ngarkuar me koncerte fundviti, këngëtari Alban Skënderaj shfaqet i lodhur, por në një situatë mjaft gazmore në shtëpi.
I biri i tij, Duam, i bie pa pushim bilbilit, duke “vënë në provë” durimin e këngëtarit.
Momenti është filmuar nga Miriam Cani, e cila e ka ndarë videon në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive nga ndjekësit.
Videoja tregon anën e ngrohtë dhe humoristike të familjes Skënderaj pas angazhimeve intensive artistike. .Kids’Time