Qazim Laçi e nis 2026 me ‘golin’ e jetës, bëhet baba për herë të parë
Futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vincetti kanë marrë dhuratën më të veçantë në këtë fillimviti.
Ata kanë ndarë një foto në rrjetet sociale ku kanë zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka njoftuar se në jetë ka ardhur vajza e tyre.
“Mirë se erdhe princesha jonë”, shkruhet në postim, por emri i vogëlushes nuk është zbuluar.
Në korrik të vitit që lamë pas, dyshja ndau lajmin e bukur se ishin në pritje të një vajze. “Të kemi pritur gjatë”, shkruan ata krah një videoje.
View this post on Instagram